Site icon Telegrafi

Tre shqiptarët që kanë marrë në dorë tri liga të huaja (Foto)

Bekim Balaj në Rusi, Azden Llullaku në Rumani, e Ezgjian Aliovski në Zvicër janë top shënues në ligat e tyre.

Forma e lojtarëve shqiptarë në disa liga është mbresëlënëse dhe rritja e tyre po vazhdon.

Por tre nga ta kanë marrë në dorë frenat e ligave ku paraqiten.

I pari është Bekim Balaj. Sulmuesi shqiptar ka fituar respektin në elitën e futbollit rus me paraqitjet për skuadrën e tij Terek Grozny, shkruan Telegrafi.

Ai ka shënuar tetë gola në 13 ndeshje, duke e marr primatin e realizatorëve. Balaj e ka ndihmuar Groznyn që të ngjitet në vendin e tretë në kampionatin rus.

Paraqitje të  mirë po ka edhe Odise Roshi që ka fituar vendin e titullarit.

Në Rumani është Azdren Llullaku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me prejardhje nga Istogu ka shënuar 12 gola Gaz Metan Medias që  është në pozitën e tretë, transmeton Telegrafi.

Ai ka katër gola më shumë se përcjellësi i parë dhe forma e mirë ka bërë që Llullaku të ftohet te Kombëtarja.

Azgjian Aliovski luan me Luganon. Ai ka shënuar nëntë herë  dhe deri të shtunën ishte lider në listën e realizatorëve.

Aloivski luan për Maqedoninë dhe i shënoi edhe Shqipërisë në ndeshjen e  zhvilluar në Shkodër.

Në Zvicër nga tre gola kanë shënuar Albert Bunjaku dhe Jahmir Hyka.

Arbër Zeneli nuk është i pari, por i katërti në Eredivise. Ai ka shënuar gjashtë herë në këtë kampionat. Në listë është Bersant Celina që ka gjetur golin katër herë. /Telegrafi/

Exit mobile version