Policia greke tha se “tre shqiptarë të moshës 34, 36 dhe 43 vjeç, hynë në një serë në periferi të Artës, në të cilën grabitën 1 ton e 175 kg kivi dhe më pas e ndanë ngarkesën nëpër qese plastike duke e ngarkuar në një automjet”, raportoi Panorama.
Sipas hetimeve sasia e kivit, do të transportohej në Fier të Shqipërisë ku tre të arrestuarit kishin rënë dakord me një biznesmen fierak, i cili do ta blinte sasinë dhe do ta shiste më pas, si mall të importuar nga Greqia./Telegrafi/