"Pengu" është vetë-hedhur nga ballkoni i banesës, në Milano, dhe aty afër është gjendur një efektiv i policisë rrugore, i cili ka marrë të panjohurën në mbrojtje.
Sipas mediave italiane, policia arrestoi menjëherë tre shqiptarët, dhe liroi dy "pengje" të tjera, të cilat ishin shtetase rumune, por që prostituonin për llogari të tre shqiptarëve.
Tre autorët e kësaj ngjarjeje të rrallë janë Kolë Lepuri, 44 vjeç, Aleks dhe Altin Thekna, përkatësisht 30 dhe 22-vjeçar.
Akuzat e deritanishme për të cilat do të hetohen shqiptarët janë: rrëmbim, tentativë vrasjeje, shfrytëzim prostitucioni, por ata po hetohen edhe për krime të tjera, raportoi BW./Telegrafi/