Telegrafi

Tre shqiptarë kapen ‘pa letra’ në Gjermani

Policia federale gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar dhjetë persona të cilët nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes.

Madje, shtatë prej tyre kishin dokumente të falsifikuara, shkruan ‘vol.at’.

Kontrollet në zonën kufitare Gjermani-Austri janë shpeshtuar, kurse shumë emigrantë tentojnë të kalojnë në mënyrë ilegale ose që nuk kanë dokumentet e nevojshme, përcjell albinfo.ch. Në mesin e emigrantëve janë nga Somalia, Nigeria e Afganistani.

Operacioni i fundit ishte kryer të shtunën, kurse një ditë më parë gjatë një kontrolli ishin ndalur gjashtë afrikanë dhe tre shqiptarë. Të gjithë nuk kishin dokumentet e nevojshme.

Pjesa më e madhe e tyre dëshiron mbrojtje ose azil në Republikën Federale, megjithatë, të gjithë duhet të largoheshin nga shteti gjerman.

Fundjavën e kaluar rreth 170 hyrje të paligjshme janë regjistruar në pjesën jugore të zonës kufitare Gjermani-Austri. /albinfo/