Telegrafi

Tre shqiptar bien në Lega Pro

Mbrëmje e zezë për Livornon e Armando Vajushit, që ka barazuar 2-2 në shtëpi me LanCIanon, duke zbritur në Lega Pro.

Vajushi luajti 69 minuta dhe gjithçka u duk në rrugën e duhur, pasi pjesa e parë përfundoi 2-0 për Livornon.

Në minutën e 69-të nisi kthesa, sepse Lanciano fitoi një penallti dhe portieri i Livornos doli me karton të kuq, duke bërë të nevojshëm zëvendësimin e Vajushit me portierin rezervë.

Gjashtë minuta para mbylljes Lanciano shënoi golin që e lejoi të parakalojë Livornon, që në këtë mënyrë bie në Lega Pro, së bashku me Comon e Migjen Bashës dhe Modenan e Fabio Sakajt.

Do të luajë në play-off kundër Lancianos, Salernitana e Thomas Strakoshës, që sot fitoi 1-0 ndaj Comos dhe shpreson ende.