Site icon Telegrafi

Tre seanca në Kuvendin e Maqedonisë, do të miratohen disa ligje të rëndësishme

Vazhdon puna ekspres e deputetëve të Maqedonisë për të votuar ligje që ndonjëherë edhe nuk lexohen se këto ligje duhet të sillen me procedurë të përshpejtuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot para deputetëve duhet të jenë ligjet:
– Ligji për heqjen e vizave me shtetin e Vietnamit për personat me pasaporta diplomatike dhe me pasaporta zyrtare.

– Ligji për heqjen e procedurave burokratike me shtetin e Italisë për dokumente të klasifikuara si sekrete.

– Propozim ligji për Buxhetin e Maqedonisë

– Ligji për borxhin publik

– Kontroll të raporteve të Agjencionit për supervizion dhe kontroll i sigurimeve të bëra në këtë agjenci.

Deputetët do të duhet të diskutojnë për këto ligje në suaza të seancava 111, 114 dhe 116./Telegrafi/

Exit mobile version