A doni të humbni peshë dhe të pastroni trupin tuaj nga toksinat? Ka një mënyrë të thjeshtë për ta bërë atë! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të filloni konsumimin e lëngjeve!
Pirja e lëngut të freskët në shtëpi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë lëndë ushqyese, vitamina, antioksidantë dhe fibra.
Pirja e lëngut jo vetëm që do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të largoni toksinat e grumbulluara në trupin tuaj dhe të lehtësoni tretjen tuaj.
Këtu janë tre receta të shëndetshme të lëngjeve:
Lëng xhenxhefili me karotë
Ky lëng është një central i vërtetë i vitaminave pasi është i mbushur me vitaminë A, vitaminë C dhe beta karotinë.
Përbërësit:
– 4 karota
– Pak xhenxhefil të freskët
– Pak shafran të Indisë
– 1 portokall
Qëroni shafranin e Indisë, portokallin dhe xhenxhefilin. Prisni të gjitha dhe hidhni ato në shtrydhëse frutash e perimesh.
Limonadë jeshile
Kjo pije do t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të forconi fytyrën tuaj.
Përbërësit:
-
1 mollë
-
1 kastravec
-
1 fletë lakër jeshile
-
1 filxhan spinaq
-
2 degë mente
-
½ limon
Lani të gjithë përbërësit. Prisni mollën dhe kastravecin. Vendosni gjithçka në shtrydhëse frutash e perimesh dhe shijojeni!
Lëng molle me erëza
Ky lëng është i mbushur me vitaminë C dhe fibra dhe do të mbajë larg dëshirave tuaja të sheqerit.
Përbërësit:
-
1 kastravec
-
1 mollë
-
1 kërcell selino
-
1 majë kanellë
Prisni të gjitha dhe vendosini në shtrydhëse frutash. Hidhni pak kanellë sipër lëngut. /Telegrafi/