Site icon Telegrafi

Tre raste të sëmundjes gungore të lëkurës në rrethin e Dibrës

Në komunën e Dibrës dhe në komunën Qendra Zhupë janë konfirmuar tre raste të gjedhëve të sëmurë nga sëmundja gungore e lëkurës, ndërsa për një rast akoma nuk ka konfirmim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rastet e konfirmuara janë nga një në fshatrat Xhepishtë dhe Kosovrast i Epërm, komuna Dibër, ndërsa rasti i tretë është konfirmuar në fshatin Gorenc, komuna Qendra Zhupë.

Siç ka bërë të ditur, Maksud Kërliu, veteriner amë Që të tre gjedhët tek të cilët është konfirmuar kjo sëmundje janë asgjësuar.

Ai thotë se nuk ka vend për panik sepse gjedhët paraprakisht janë të imunizuara me vaksinë përkatëse.

Në të dy komunat, sipas organeve kompetente ka rreth 2.700 gjedhë dhe pothuajse njëqind për qind është realizuar vaksinimi kundër sëmundjes gungore të lëkurës./Telegrafi/

 

Exit mobile version