Site icon Telegrafi

Tre raste të dhunës për 24 orë – Fushë Kosovë, Viti dhe Istog

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar se kanë ndodhur tre raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Viti dhe Istog.

Fushë Kosovë, 01.05.2022-23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i vëllait të saj, i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.

Viti, 30.04.2022-17:00. Më 01.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog 01.05.2022 – 07:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ 

Exit mobile version