Njëzet e një vjeçari A.T nga Shkupi ka raportuar së gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin ”Mitropoliti Teodosi Golganov” është kafshuar nga një qen endacak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Po ashtu janë regjistruar edhe dy raste tjera të kafshimit nga qenë endacak. 30-vjeçari S.B ka denoncuar se në rrugën ”Ivan Haxhi Nikollov” është kafshuar nga një qen endacak. Edhe 29-vjeçari F.T ka rapotortuar se është kafshuar në këmbën e majtë.
Që të tre kanë pranuar trajtim mjekësor./Telegrafi/