Të hënën tre punëtorë janë lënduar teksa po punonin në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Dy të lënduar janë dërguar në QKUK, ndërsa një ka mbetur në spitalin e Ferizajt.
“Është raportuar se gjatë punimeve në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ tre punëtorë të kompanisë, dy shtetas turk dhe një shtetas kosovar kanë pësuar lëndime trupore”, bëhet e ditur në raport.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.