Pronarët e ri të Interit, “Oaktree Capital Management”, të cilët morën kontrollin e klubit në maj , kanë tre objektiva, por jo sportiv të përcaktuara përpara sezonit 2024/25, të cilat përfshijnë planet për një ekip të ri B, planet për të zgjidhur sagën e stadiumit dhe planet për të balancuar llogaritë e klubit.
Sipas raporteve nga Calciomercato.com , Interi shpreson t’i ketë llogaritë e tyre plotësisht të balancuara deri në fund të fushatës 2024/25, konkretisht deri në qershor 2025.
Zyrtarët më të lartë të klubit do të ulen në një mbledhje të aksionerëve në nëntor, ku do të finalizojnë një buxhet të ri, i cili ka të ngjarë të vijë me rritje të kapitalit, sipas raportimeve të së dielës.
Interi gjithashtu shpreson të krijojë skuadrën e tyre U23 për të rivalizuar skuadrën Next Gen të Juventusit, si dhe Milan Futuro dhe Atalanta U23.
“Ekipi i dytë është një mjet që sistemi federal e ka vënë në dispozicio. Isha në Juventus kur u lansua skuadra B. Te Interi duhet të jemi të kujdesshëm që ky projekt të marrë hov, por kemi disa mangësi strukturore. Ne do të punojmë me pronësinë e re për t’i mbushur ato dhe më pas shpresojmë se më në fund do të jemi në gjendje ta lançojmë atë”, deklaroi presidenti Beppe Marotta për këtë çështje.
Interi shpreson që çështjet e tyre strukturore të zgjidhen në kohë për sezonin 2025/26.
Përfaqësuesit e Nerazzurrëve gjithashtu do të ulen në javët e ardhshme për të rivlerësuar opsionet e tyre rreth një stadiumi të ri të mundshëm.
Ata do të takohen edhe me grupin “WeBuild for San Siro’ për të eksploruar mundësitë./Telegrafi/