Site icon Telegrafi

Tre policë sulmohen nga një i sëmur mental

Policia kishte intervenuar pas ftesës se familjarëve të cilët paraprakisht kishin pasur probleme nga i dyshuari 31 vjeç, i cili ndërkohë ishte mbyllur në shtëpi duke pasur në pronësi disa thikave të kuzhinës. Ai nuk i ishte përgjigjur ftesës se policisë për të dalë, por kishte kërcyer nga dritarja dhe ishte arratisur në drejtim të një mali.

Sipas toger Besim Hotit, zyrtar për informim i policisë rajonale në Mitrovicë, policët i ishin vënë në ndjekje të dyshuarit dhe me t’u afruar, i dyshuari kishte hedhur dy thika në drejtim të tyre, andaj për të vënë subjektin nën kontroll është përdorur spërkatësi lotsjellës.

“Me rastin e arrestimit të i dyshuari janë gjetur 5 thika të gjatësive prej; 7.5 deri 20 cm, ndërkaq pasi është dërguar në QKMF për ndihmë mjekësore, është shoqëruar në stacionin e policisë ku po mbahet me vendim të prokurorit publik deri në përgatitjen e paraqitjes penale për sulm ndaj personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, ka treguar toger Hoti. /Koha//Telegrafi/
 

Exit mobile version