Telegrafi

Tre policë qëllohen për vdekje në Luiziana të SHBA-ve

Autoritetet në shtetin e Luizianës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaruan se tre oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Baton Rouge.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa informacione më të detajuara pritet të ketë në orët në vazhdim.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Mediat lokale raportojnë se autori i vrasjes së trefishtë është ekzekutuar nga policia.

Ky incident pason atë të vrasjes së një njeriu me ngjyrë, që shkaktoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku pati edhe protesta. /Top Channel/