Site icon Telegrafi

Tre policë francezë rrahën një burrë me ngjyrë, gjithçka u filmua nga kamerat e sigurimit

Ministria e Brendshme e Francës ka bërë thirrje për shkarkimin e tre policëve që ishin filmuar duke rrahur një mashkull me ngjyrë në Paris, në një kohë kur Franca po debaton një ligj të propozuar që ndalon filmimin e oficerëve të policisë.

Një video e policëve duke rrahur një person u publikua nga revista “Loopsider”. Organi i mbikëqyrjes së policisë po shqyrton rastin dhe Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka bërë thirrje për dënimin e tre anëtarëve të forcave të sigurisë.

“Nëse autoritetet ligjore gjejnë paligjshmëri, unë do të kërkoj shkarkimin e tre oficerëve të policisë”, u citua të thoshte Darmanin, transmeton Telegrafi.

Loopsider shkroi se burri i rrahur, një producent i muzikës me emrin Michel, ishte pa maskë, i cili ka bërë shkelje të rregullave aktuale të coronavirusit. Pasi pa një veturë policie që po afrohej, ai iku në studion e e muzikës.

Kamerat e vëzhgimit filmuan policinë duke e ndjekur brenda dhe duke e rrahur për disa minuta dhe Michel pretendon se ata shqiptuan fyerje raciste.

Kryeministri francez Jean Castex tha të enjten mbrëma, pas kritikave të publikut, se një komision i pavarur do të konsideronte një formulim tjetër të ligjit të diskutueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version