Site icon Telegrafi

Tre pilotet femra ulin aeroplanin në Arabinë Saudite, aty ku gratë nuk lejohen të pilotojnë

Një treshe pilotesh femra kanë hyrë në histori, duke u shndërruar si ekuipazhi i parë i gjithi femëror i “Royal Brunei Airlines”.

Ato kanë tërhequr vëmendjen gjithashtu dhe për shkak të destinacionit që kanë zgjedhur për të inauguruar këtë udhëtim së bashku.

Kjo arritje në karrierën e tyre është shumë domethënëse, sepse ato kanë ulur avionin në aeroportin e Arabisë Saudite, një vend i cili i ndalon gratë që jetojnë në të edhe të ngasin makinën.

Kapitenia Sharifah Czarena dhe dy oficeret e para Sariana Nordin dhe Dk Nadiah Pg Khashiem, ishin në kontrollin e një “Boeing 787 Dreamliner” në fluturimin “BI08”, nga Brunei në Jeddah.

Fluturimi i piloteve të “Royal Brunei” është bërë në 24 Shkurt, për të festuar Ditën Kombëtare të Brunei, që shënon fitimin e pavarësisë nga Britania e Madhe, në vitin 1984.

Kapitenia Czarena është trajnuar në shkollën e aviacionit “Cabair Flying School” Cranfield, në Bedfordshire dhe drejton një numër të madh fluturimesh me pasagjerë brenda vendit./tvklan.al

Exit mobile version