Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi (IJZ) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit me coronavirusit kanë përfunduar analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për 696 mostra.
Numri i rasteve të reja kapin shifrat e 75 rasteve të reja me COVID-19, raporton rtcg.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Përqindja e rasteve pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarve për të hënën ishte 10.78 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në shtetin malazez që nga fillimi i pandemisë është 2,823.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me coronavirusin e ri në Mal të Zi është 290.918. /Telegrafi/