Tre persona janë dërguar në spital në Ayr pas një shpërthimi të dyshuar të shtëpisë në Skoci.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia, shërbimi i zjarrfikësve dhe shërbimi i ambulancës – përfshirë një ambulancë ajrore – janë në vendin e ngjarjes në Gorse Park, një rrugë banimi në zonën Kincaidston të qytetit në Skocinë perëndimore, pas raportimeve për një shpërthim pak pas orës 7 të mbrëmjes, të hënën.
Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës skoceze tha se tre persona u dërguan në spitalin Crosshouse në periferi të Kilmarnock aty pranë.
Gjashtë ambulanca, një ambulancë ajrore dhe tre “automjete të specializuara të operacioneve” u dërguan në vendngjarje.
Kompania e shpërndarjes së gazit SGN tha se po ndihmonte shërbimet e urgjencës për ta bërë zonën të sigurt.
Sipas raportimeve, shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që edhe njerëz që jetojnë disa kilometra larg dëgjuan shpërthimin, ndërkohë që fqinjët janë evakuuar.
Live in the adjacent estate. Was out hoovering the car and heard the explosion. Sounded round the corner. Was chaotic. There was personal property and rubble all over the scene. The video below doesn’t even do the smoke justice. Could scarcely make out peoples’ faces. pic.twitter.com/uoToga02Fk
— Euan Bryson (@euwotmate) October 18, 2021
Alice Shaw, e cila jeton aty pranë, tha për Daily Record se shpërthimi ishte “tmerrues”.
Ajo tha: “Dukej sikur shpërtheu një bombë. E gjithë shtëpia jonë u trondit dhe gjithçka nga televizori tek fotografitë ranë nga muri”. /Telegrafi/