Telegrafi

Tre persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Kumanovë-Shkup

Një person ka marrë lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore nga një aksiden në komunikacion që ka ndodhu dje në rrugën Kumanovë-Shkup njoftojnë nga MPB.

Vetura e markës “Chevrolet Spark” me targa të Kumanovës e drejtuar nga B.J. (46) ka goditur veturën “Fiat Bravo” po ashtu me targa të Kumanovës e drejtuar nga A.N. (27).

Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtari me veturën “Chevrolet Spark” D.N. (49) nga Kumanova, ndërsa të dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes po bëhet ekspertizë nga pjesëtarët e SPB Kumanovë./Telegrafi/