Site icon Telegrafi

Tre persona të lënduar, nga aksidenti në Mihaliq të Vushtrrisë

Tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku, bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mesditë, në rrugën lokale në fshatin Mihaliq.

“Në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKF Vushtrri. Ndërsa, njëri nga ta është dërguar për në QKUK”, tha Zahiti për Telegrafin./Telegrafi/

Exit mobile version