Site icon Telegrafi

Tre persona të lënduar në një aksident në Aerodrom të Shkupit

Tre persona janë lënduar në një aksident që ndodhi sot rreth orës 13:45 në udhëkryqin e bulevardit “Jane Sandanski” dhe rrugës “Vasko Karangelevski”, në lagjen Aerodrom në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur mes makinave “Peugeot 106” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.S (30) nga Shkupi dhe makinës “Citroen C3” ke targa të Kumanovës e drejtuar nga E.S (36) nga Kumanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga MPB, lëndime kanë marrë shoferët, si dhe bashkëudhëtarja në makinën “Citroen C3” N.A (39) nga Shkupi.

Të tre personat janë dërguar në klinikën e qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa policia ka kryer hetime në vendin e aksidentit./Telegrafi/

Exit mobile version