Site icon Telegrafi

Tre persona të dyshuar për dhunën në Kuvend, nga arresti shtëpiak dërgohen në burgun e Shutkës

Këshilli Penal nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe Korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, mbrëmë ka pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike dhe për tre të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill, të cilëve më herët ju ishte shqiptuar masa e paraburgimit, vendosi t’i dërgojë në burgun hetues në Shkup.

Këshilli Penal sot do të vendos edhe për ankesat për të akuzuarit tjerë për të cilët Prokuroria kërkoi paraburgim dhe jo burg shtëpiak, si dhe për ankesat ku disa të paraburgosur kërkojnë që të shkojnë në arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme gjithashtu u paraburgosën edhe tre persona të cilët u arrestuan më vojë ose u dorëzuan vetë, të cilët janë pjesë e grupit prej 36 personave të dyshuar për ngjarjet në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version