Site icon Telegrafi

Tre persona sulmojnë të miturin në Viti

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një person të mitur.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:50 në fshatin Smirë, në Viti.

Siç thuhet në raport, në rast kishin qenë të përfshirë edhe dy persona tjerë që e kishin sulmuar viktimën dhe ende gjenden në arrati.

Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version