Site icon Telegrafi

Tre persona rëndë të lënduar në shtatë aksidente në Shkup

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në dy nga gjithsej shtatë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në dy aksidente tjera lëndime të lehta kanë marrë dy persona, ndërsa në tre është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, si dhe janë përjashtuar nga komunikacioni gjithsej 32 shoferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia gjithashtu ka zbuluar 115 makina të parkuara në mënyrë të parregullta, ndërsa me makinën speciale “merimanga” janë larguar 87 makina./Telegrafi/

Exit mobile version