Site icon Telegrafi

Tre persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçe përfundojnë në spital pas sulmit nga një qen ‘jashtë kontrollit’ në Angli – pamjet tregojnë tmerrin që përjetuan

Policia e West Midlands ka filluar hetimet pas një rasti kur tre persona u kafshuan nga një qen në Birmingham.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një vajzë 11-vjeçare vrapoi pranë qenit teksa kafsha po ecte me pronarin e tij në Bordesley Green të shtunën, kur ajo u kafshua.

Dy persona kanë tentuar të ndërhyjnë, por edhe ata janë kafshuar dhe kanë mbetur me lëndime në krah dhe shpatull.

Si pasojë, të tre viktimat janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Dhe videoja tronditëse e sulmit, e shpërndarë nga grupi i fushatës Bully Watch UK, tregon se vajza ra në tokë gjatë sulmit.

Qeni, që besohet të jetë një racë e “vështirë”, u pa më pas duke ndjekur njerëzit nëpër rrugë pasi vajza u fut në një dyqan aty pranë.

Qeni i përfshirë u dërgua te një veteriner për t’u kontrolluar përpara se të dërgohej në një vend ku nuk paraqiste rrezik. /Telegrafi/

Exit mobile version