Telegrafi

Tre persona ngelen të lënduar në aksidentin zinxhiror në rrugën Veles – Shkup

Foto: Ilustrim

Në aksidentin zinxhiror që ndodhi sot në mëngjes rreth orës tetë në rrugën Veles-Shkup, tre persona janë lënduar, nga ku dy persona janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Velesit dhe një person në Shkup.

Për shkak të aksidentit, komunikacioni është ende i bllokuar dhe se ende po zgjat këqyerja e vendit të ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Aksidentohen pesë makina në rrugën Veles-Shkup, ndërpritet komunikacioni

Në spitalin e Velesit, sipas Ljupçe Leov, janë pranuar babë e bijë nga Kavari që kanë pasur lëndime më të lehta tripore.

Policia po vërteton arsyet se pse ka ardhur deri te aksidenti./Telegrafi/