Në aksidentin zinxhiror që ndodhi sot në mëngjes rreth orës tetë në rrugën Veles-Shkup, tre persona janë lënduar, nga ku dy persona janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Velesit dhe një person në Shkup.
Për shkak të aksidentit, komunikacioni është ende i bllokuar dhe se ende po zgjat këqyerja e vendit të ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në spitalin e Velesit, sipas Ljupçe Leov, janë pranuar babë e bijë nga Kavari që kanë pasur lëndime më të lehta tripore.
Policia po vërteton arsyet se pse ka ardhur deri te aksidenti./Telegrafi/