Telegrafi

Tre persona nga Kërçova kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kanë thithur tym nga deponia e djegur

Tre persona nga Kërçova, të cilët kanë thithur tymin nga zjarri në deponinë afër “Komunalecit”, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar

Bëhet fjalë për persona nga mosha 26 deri në 37 vjeç, të cilët, sipas informacioneve nga policia, ditën e djeshme pasi kanë thithur tymin kanë shkuar në një ambient privat shëndetësor në qytet.

Ministria e Brendshme po merr masa për zbardhjen e ngjarjes.