Telegrafi

Tre persona nga Haraçina kanë humbur jetën pas goditjes nga treni në Rramanli

Tre persona nga Haraçina, humbën jetën sot kur treni e goditi veturën e tyre “Golf” në kalimin Rramanli.

Aksidenti ka ndodhur në ora 11:45 para stacionit hekurudhor “Prevoj”, midis stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Rramanli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në automjetin “Golf” me tabela të Shkupit, ka goditur treni i mallrave “hekurudhat e Maqedonisë”. Në aksident kanë humbur jetën vozitësi N.B dhe bashkudhëtarët e tij S.B dhe Z.B, kurse bashkudhëtari i katërt ka arritur të kërcejë nga automjeti para goditjes së trenit.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Kumanovë po hetojnë vendin e ngjarjes./Telegrafi/