Telegrafi

Tre persona nën kërcënimin e armës rrahen në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë rrahur dhe sulmuar nga një person tjetër nën kërcënimin e armës së zjarrit-revole.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të premten reth orës 19:38 në rrugën ”Kamer Loshi”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimat pasi kanë marrë tretman mjekësor janë liruar, gjithashtu edhe personi i dyshuar ka marrë lëndime trupore dhe gjendet në tretman mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes nga policia është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazët, gjashtë fishekë kalibrit 7.65 mm, një shkop druri dhe një sëpatë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendimin e Prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK, ku po sigurohet nga një Patrullë Policore, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/