Site icon Telegrafi

Tre persona në Shqipëri i dhanë fund jetës duke u vetëhelmuar, për një ditë

Policia shqiptare njofton se tre persona në raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme (e hënë), kanë vdekur duke helmuar veten.

Dy nga viktimat janë nga Durrësi, ndërsa një tjetër nga Fushë Kruja, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit ditor nga policia shqiptare, dy viktimat e gjinisë mashkullore i kanë dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, ndërsa një femër është vetëhelmuar me medikamente mjekësore.

Njoftimi nga policia

Më datë 27.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi K.U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15 në Durrës, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 27.08.2018, në Fushë Krujë, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi B.M., vjeç 69, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim./Telegrafi/

Exit mobile version