Prokuroria Themelore e Prilepit ka sjellur vendim për zbatimin e procedurës hetuese ndaj tre personave, të ciltë dyshohet se e kanë kryer veprën penale “dhunë”.
Ata më 19 gusht në një kafene në Prilep, pa arsye e kanë sulmuar një 21-vjeçar, i cili ka qenë i ulur në lokal. Përleshja fizike ka vazhduar para kafenesë, me çka 21-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për kurim në Shkup.
Është arrestuar një 44-vjeçar nga Prilepi, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të moshës 23 dhe 18, nuk janë të kapshëm për organet e rendit.
Pas propozimit të Prokurorisë, të dyshuarve ju është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa për dy të dyshuarit që janë në arrati, paraburgimi do të fillojë në ditën kur do të arrestohen./Telegrafi/