Site icon Telegrafi

Tre persona lëndohen në një aksident në Shkup

Tre persona janë lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mëngjes në udhëkryqin e bulevardit “Ardhat Partizane” dhe “8 Shtatori” para Qendrës Tregtare Leptokaria.

Në aksident janë përfshirë një makinë e tipit “Renault” dhe një tjetër e tipit “Skoda”, ndërsa sipas informatave të para janë lënduar tre persona të cilët më pastaj janë dërguar në Qendrën emergjente në Shkup.

Për momentin nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Exit mobile version