Site icon Telegrafi

Tre persona kanë ndërruar jetë në aksidentin në rrugën Manastir – Prilep, janë djegur dy automjete

Tre persona kanë humbur jetën dhe një është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm pas orës 7 në rrugën kryesore Prilep -Manastir, afër fshatit Lagovë.

Në aksident janë përfshirë vetura e pasagjerëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka lëvizur në drejtim të kundërt me Prilepin.

Ekipet e zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit në automjetet e shkaktuar nga përplasja direkte e tyre.

LAMM njoftoi se aksidenti ka ndodhur në ora 08:00 dhe rruga është e mbyllur për qarkullim./Telegrafi/

Exit mobile version