Telegrafi

Tre persona janë ndaluar sepse dyshohen për rrëmbim dhe ngacmim të një shkupjani

Më 03.06.2024, në periudhën nga ora 17:30 deri në ora 21:00, nga ana e punonjësve të njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup, u privuan nga liria G.T (39) dhe D.S nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga K.B. ku e kanë mbajtur kundër vullnetit të tij dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas njoftimit, ai ka arritur të arratiset pas disa kohësh. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës penal, njofton MPB.