Site icon Telegrafi

Tre përpjekje të reja për transport të paligjshëm të emigrantëve

Policia mbrëmë zbuloi dy raste të tentativës për transport ilegal të emigrantëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rastin e parë janë gjetur 12 emigrantë nga Pakistani. Ata, siç njofton policia, janë transportuar me një makinë pasagjerësh „bmw “me regjistrim të Shkupit. Policia e ka zbuluar transportin ilegal në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi, në udhëkryqin te fshati Udovë, kur një patrullë e përzier në përbërje të policëve nga stacioni policor për vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe policë nga Kroacia, kanë tentuar ta ndalojnë makinën. Vozitësi nuk është ndaluar, por pas dy kilometrash ka ndërruar mendje, e ka ndaluar makinën dhe është dhënë në ikje. Emigrantët janë shoqëruar në stacionin policor për procedim të mëtutjeshëm.

Në rastin e dytë policia zbuloi transport të paligjshëm të nëntë emigrantëve nga ana e një vozitësi nga Prilepi.

Policia bëri të ditur se ekipi i saj në kryqëzimin Demir Kapi kanë vërejtur dy automjete në të cilët janë bartur emigrantë ilegal.
Te automjeti i markës „peugeot 206“ me targa bullgare, drejtuar nga H.D. (22) nga Prilepi, në të cilën janë bartur katër emigrantë ilegal nga Iraku dhe te automjeti i dytë „seat toledo“ me targa të Kumanovës, vozitësi i të cilit pasi e ka braktisur makinën është arratisur, ndërsa në makinë janë transportuar pesë emigrantë ilegal nga Iraku.

I dyshuari dhe emigrantët ilegal janë shoqëruar në stacionin policor në Negotinë. Pas zbardhjes së tërësishme dhe regjistrimit të rastit do të pasojë dorëzim adekuat penal, ndërsa emigrantët ilegal do të vendosen në qendrën për pranim për të huaj./Telegrafi/

Exit mobile version