Policia ka ngritur tre padi penale kundër kryetarit të Komunës së Negotinës, Vanço Apostolov, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pushtetit.
Nga MPB informojnë se padia e parë është ngritur pasi kryetari i komunës më 01.06.2014, ka nënshkruar marrëveshje me një portal për reklamim të aktiviteteve të komunës, shpalle konkursesh dhe shërbime tjera me karakter informues për Komunën e Negotinës në kohëzgjatje prej tre muajsh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Padia e dytë është ngritur pasi i padituri ka bërë që Këshilli i Komunës së Negotinës më 15.12.2015 të lirojë nga pagesa e të drejtës komunale firmën “Ruduna energija DOO” nga Kavadari, në të cilën Apostolov ka qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit/themeluesit. Firma ka qenë e liruar nga taksat komunale prej 1.765.000 denarë.
Në rastin e tretë Apostolov më 13.10.2015 ka sjellur vendim me të cilin L.D i punësuar si mësues në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” të emërohet drejtor në detyrë në këtë shkollë të Negotinës./Telegrafi/