Deri tani janë arrestuar 10 persona sipas policisë spanjolle në operacionin e quajtur ‘Oikos’, ku të arrestuarit akuzohen për kurdisje të ndeshjeve në LaLiga dhe Segunda.
Ndër të arrestuarit janë Raul Bravo, që shihet si kreu i grupit dhe Borja Fernández e Carlos Aranda.
Të tre lojtarët në fillet e karrierës kanë luajtur në Real Madrid Castilla gjatë sezonit 2001-02.
Ata përfunduan sezonin si fituesit e Grupit III të Segunda B me 80 pikë dhe 11 pikë përpara Valencia B.
Ata nuk arritën të promovoheshin në Segunda, pasi u dorëzuan në Almería dhe pastaj në Pontevedra.
Fotoja e treguar është nga një ndeshje me 30 shtator 2001. Në atë foto, shihen tre lojtarë Raul Bravo, Borja Fernandez së bashku pranë portierit Carlos Sánchez.
I pari në të majtë është Aranda. Të tre arritën në fund të viteve ’90 dhe u administruan nga Lopez Caro. /Telegrafi/