Telegrafi

Tre ndeshje do të vendosin fatin e Benitez?

Pas humbjes demoralizuese në Ligën e Kampionëve nga Fiorentina të martën, Liverpoolin e pret një udhëtim në Chelsea të dielën, pastaj një takim tjetër i vështirë në LK ndaj Lyonit, që do të pasohet nga një tjetër ndeshje e rëndësishme, ajo kundër Manchester United në Anfield.

Nëse të kuqtë nuk do të nxjerrin rezultate pozitive nga këto ndeshje, mediat angleze shkruajnë se qëndrimi i Benitez në stolin e Liverpoolit mund të jetë në pikëpyetje.