Telegrafi

Under: Tre muajt e parë ishin të komplikuar, tani jam përmirësuar

Cengiz Under në ndeshjen kundër Napolit në Serie A (Foto: Getty Images)

Para miqësores mes Turqisë dhe Malit të Zi ka folur edhe ylli i Romës, Cengiz Under.

Turku ka thënë muajt e parë në Serie A ishin të vështirë, por ai ia ka dal të ambientohet.

“Për mua, tre muajt e parë ishin shumë të vështirë, nuk po përshtatesha assesi”.

Lexo po ashtu Kovacic, ëndrra e madhe e Monchit

“Fillova të përmirësohem në kohën kur edhe mësova italishten, besoj dhe ju e keni parë. Do të përpiqem ta vazhdoj ta bëjë këtë”, ka thënë Under.

Në verën e 2017 klubi romak e transferoi atë nga Basasehir për 13.4 milionë euro.

Në 21 ndeshje në Serie A, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim në 953 minuta lojë.

Vlen të theksohet se Under ka shënuar edhe një gol në dy paraqitjet sa ka pasur në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/