Telegrafi

Tre muaj që nga lindja e djalit – Aurela Hoxha nuk mungon me pozat me bikini dhe një dedikim: Gjithmonë bashkë

Foto: Instagram

Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, muajin e kaluar u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë të quajtur, Alaron, gjersa kjo bëri një bujë të madhe në rrjete sociale e faqet rozë për faktin se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë.

Së fundmi, ylli shqiptar ka ndarë një imazh në Instagram ku shfaqet e shtrirë në shtrat në një palë bikini ngjyrë vjollcë.

Krahas saj është edhe foshnja e porsalindur, ku sipas Hoxhës ditën e sotme (e premte) kremton tremujorin.

Lexo po ashtu Aurela Hoxha i reagon ndjekëses duke treguar arsyen se përse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

“Gjithmonë bashkë. Gëzuar tremujorin jeta ime. Të dua Alaron”, kanë qenë fjalët e Aurelës.

Modelja ndërkohë akoma nuk e ka bërë të ditur identitetin e partnerit dhe deri më tani u kuptua se është nga Spanja.

Sidoqoftë, 32 vjeçarja po shijon në masë të madhe periudhën e mëmësisë. /Telegrafi/