Site icon Telegrafi

Tre muaj nga incidenti, Enca tregon se është rikthyer sërish në këmbë

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, muaj më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat se ka qenë pre e një incidenti dhe me këtë rast kishte thyer këmbën.

Ajo ka mbajtur të azhurnuar vazhdimisht ndjekësit, teksa këtë herë tregon se është kthyer në këmbë pas një kohe të gjatë.

Artistja, e cila numëron mbi dy milionë njerëz në Instagram, tregoi se pas tre muajve është kthyer sërish në këmbë.

Enca (Foto: Instagram)

“Më në fund sërish në këmbë. Jam kthyer në këmbë pas tre muajve”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Enca njofton fansat se ka thyer këmbën

Enca nuk ka zbuluar më shumë detaje se si ka ndodhur, megjithëse theksoi se ishte një lëndim i rëndë.

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Sa i përket anës muzikore, Enca të fundit këngë e publikoi në fund të muajit korrik në bashkëpunim me Don Xhonin.

Kënga e tyre u prit shumë mirë nga publiku dhe tashmë ka mbledhur miliona klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version