Telegrafi

Tre muaj hetime për Ilir Metën

Projekt-vendimi për ngritjen e komisionit hetimor mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta përcakton afatin kohor prej tre muajsh hetime si dhe anëtarët, të cilët akoma nuk janë caktuar zyrtarisht, raporton Top Channel

Siç bëhet e ditur ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale./TCh/