Telegrafi

Tre milionë persona kanë kaluar për një vit në pikën kufitare të Morinit

Sipas të dhënave të kësaj drejtorie, që i publikon e përditshmja Panorama, është shënuar një rritje e fluksit të kalimeve të kufirit, sidomos e turistëve nga Kosova, ku këtë verë ka pasur masa lehtësuese për lëvizjet në të dy anët.

Nga të dhënat rezulton se 2 806 514 shtetas vendas e të huaj kanë hyrë e dalë në
pikëkalimet kufitare të Shqipërisë me Kosovën, me 822 331 automjete. Kjo shifër
rezulton të jetë 38 për qind më e lartë se vjet.

Gjatë këtij viti janë ndaluar në kohën e kalimit të këtyre pikave 29 shtetas të huaj dhe 31 shqiptarë. Shumica e të ndaluarve janë kapur gjatë kontrollit në sistemin TIMS, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/