Site icon Telegrafi

Tre milionë për “Ni Nat” nga Cozman (Video)

Një nga antarët më aktiv të Babastars këtë vit ishte Cozman.

Reperi i Babastars pas publikimit të “Yamborghini” dhe “High 4” ka lansuar një tjetër këngë shumë të dëgjuar.

“Ni Nat” e publikuar më 30 shtator ka arritur të dëgjohet mjaft shumë nga adhuruesit e muzikës shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cozman

Reperi tashmë ka 3 milionë klikime në këngën e zhanrit “dancehall” që është prej preferencave kryesore në diskotekat shqiptare.

Kënga ishte punuar nga BigDeal Records, me tekst të Cozman dhe idenë e klipit të tij.

Cozman ndryshe ka pasur sukses të madh edhe me “Yamborghini”, një këngë mjaft e dëgjuar dhe e përfolur për thumbimet ndaj rivalëve.

Ai vazhdon të jetë ‘single’ që prej ndarjes nga këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna. /Telegrafi/

Exit mobile version