Rreth tre mijë bujq kanë dorëzuar kërkesë për subvencione për vitin 2019, ndërsa afati për aplikim do të vazhdojë deri më 30 maj.
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural i njofton shfrytëzuesit se pas plotësimit të kërkesës duhet që t’i verifikojnë të dhënat, në pjesët ku kanë lëshime, dhe këtë duhet ta bëjnë brenda 30 ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencai sqaron se në këtë periudhë dorëzohen kërkesa për pagesa të drejtpërdrejta të prodhimeve të ndryshme për sipërfaqe të mbjella me kultura agrobujqësore dhe kopshtare, vresha dhe pemë, si edhe për prodhime blegtorale për kujdes ndaj gjedheve, dhenve, dhive, bletëve, derrave, dhe për therrjen e kafshëve në therrtore.]
Në periudhën në vijim do të ketë pagesa të subvencioneve për ata bujq që i plotësojnë kushtet e parapara në Programin për mbështetje financiare në bujqësi./Telegrafi/