Site icon Telegrafi

Tre migrantë vdesin në Itali pasi anija që po lundronin iu kaplua nga zjarri

Të paktën tre migrantë ndërruan jetë në Itali të dielën, pasi një zjarr vërshoi anijen që po i transportonte ata, afër bregdetit jugor të Crotone.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi u konfirmua nga zyrtarët policor në Itali dhe nga autoritetet e shëndetësisë.

Bëhet e ditur se pesë migrantë të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital për trajtim, konfirmojnë zyrtarët në qytetin e Crotone.

Dy oficerë të policisë pësuan lëndime teksa u përpoqën t’i ndihmojnë migrantët, ndërsa detaje të mëtutjeshme nuk u konfirmuan nga policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version