Telegrafi

Tre lojtarët shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Donat Rrudhani, Mirlind Kryeziu dhe Amir Shaipi kanë shkëlqyer në fundjavën që lamë pas.

Rrudhani ishte fantastik tek Lausanne, duke realizuar një gol, ndërsa u notua me 8.2 prej Sofa Score.

Një paraqitje brilante pati edhe gardiani i Luganos (Shaipi), duke marrë notën 8.0.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë në ligat evropiane

Paraqitje të mrekullueshme kishte edhe Kryeziu te Zurichu, që mori vlerësimin 7.6.

Perfomancat e tyre të mira bënë që ata të kenë një vend në formacionin e javës së 24-të në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/