Telegrafi

Tre lojtarë të Genoas tash janë negativë për COVID-19

(Foto: Instagram/mattiaperin)

Genoa ka njoftuar se Mattia Perin, Ivan Radovanovic dhe Federico Marchetti, ka rezultuar negativë ne testimet e reja për COVID-19.

Përmes një komunikate për shtyp është konfirmuar tre lojtarët kanë dalë negativë në dy testime të bëra, që do të thotë se tashmë janë shëruar.

Natyrisht se ata duhet t’i kryejnë edhe testet e kondicionit, para se t’u jepet drita e gjelbër për t’iu kthyer lojës.

(Foto: Instagram/mattiaperin)

Perin ishte futbollisti i parë i Genoas që doli pozitiv më 26 shtator dhe është raportuar se ka pasur simptoma serioze, me temperaturë dhe kollitje.

Lexo po ashtu Vazhdon situata e rënduar te Genoa: 17 lojtarë të infektuar me COVID-19

Më pastaj shpërtheu infeksioni brenda skuadrës, me ç’rast 22 njerëz brenda klubit ishin infektuar me coronavirus, në mesin e tyre 17 futbollistë. /Telegrafi/