Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang, janë që të tre fitues të ‘Këpucës së Artë’ në Ligën Premier për seozin 2018/2019.
Dy sulmuesit e Liverpoolit dhe ai i Arsenalit shënuan nga 22 gola në elitën e futbollit anglez gjatë edicionit që përfundoi të dielën.
Ndërkohë që Sergio Aguero i Manchester Cityt mbeti prapa për vetëm një gol (duke shënuar 21 gola).
Salah e fitoi këtë trofe edhe në edicionin e kaluar, kur kishte shënuar 32 gola, 11 më shumë se këtë sezon.
Përkundër golave të shënuar, dyshja e Liverpoolit nuk arriti që ta fitonte titullin e Ligës Premier, pasi trofeu shkoi te Manchester City që triumfoi me një pikë më shumë. /Telegrafi/